
Në përfundim të takimit Tirana – Laçi zhvilluar në “Selman Stërmasi” u shënua një incident në korridoret e stadiumit, ku disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të klubit kurbinas kanë goditur sulmuesin bardheblu Michael N’Goo.
Pamjet ekskluzive të xhiruara nga A2 CNN, tregojnë se, edhe pse aty gjendeshin forca të shumta sigurie dhe policë, kjo nuk i pengoi laçianët që të godisnin lojtarin. Vetëm me ndërhyrjen e disa prej lojtarëve të tjerë të Tiranës situata u qetësua. (A2 Televizion)