Ronaldo pushim, për Juven mendon Kean në 3 minuta

Nga A2 CNN
30 Mars 2019, 20:00 | Futboll
Ronaldo pushim, për Juven mendon Kean në 3 minuta

I ka mjaftuar një gol i Moise Kean Juventusit për të marrë tri pikët e radhës në kampionat, që e çojnë në kuotën e 78 pikëve në krye të renditjes.

Me Cristiano Ronaldon e lënë pushim pas rikthimit në kombëtaren portugeze, ku pësoi edhe një dëmtim, ishte adoleshenti italian, që përsëriti me klubin formën e shkëlqyer që tregoi në dy ndeshjet e fundit me përfaqësuesen “e kaltër”, ku shënoi gol kundër Finlandës dhe Lihtenshteinit.

19-vjeçari u fut në lojë si zëvendësues dhe shënoi golin e fitores vetëm tre minuta pasi kishte ulur në stol Matuidi, duke shfrytëzuar më së miri krosimin e Mario Madzukic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos