Kamera e një makine policie në “Gate City”, Virxhinia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kapur momentin dramatik kur një efektiv shpëton në sekondën e fundit kolegen e tij që rrezikonte të përplasej nga një mjet në lëvizje. Dy policët Jessica McGraw dhe Matthew Stewart po diskutonin në anë të rrugës, pas një aksidenti të ndodhur në zonë, të dielën. Në një moment, një makinë në lëvizje humbet kontrollin dhe vjen drejt tyre, por Stewart reagon me shpejtësi, duke shpëtuar kolegen e tij nga përplasja. (A2 Televizion)
Momenti kur polici shpëton kolegen në sekondën e fundit
