Mori 4 doza të Pfizer, pi 7 litra ujë dhe ende është e dehidratuar

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 19:35 | Bota
Mori 4 doza të Pfizer, pi 7 litra ujë dhe ende është e

Një 23 vjeçare në Massa Carrara po mbahet nën kontrollin e rreptë të mjekëve pasi iu injektuan aksidentalisht 4 doza të vaksinës anti-Covid të Pfizer.

Sipas mjekut virolog Fabrizio Pregliasco vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë reaksioni të rëndë, por duhet të kalojnë ditë që të sigurohen se asgjë nuk do të ndodhë.

Aktualisht ajo është duke konsumuar 7 litra ujë në ditë dhe ende e ndjen veten si të dehidratuar.

Studentja ka vendosur që të mos denoncojë infermieren dhe mjeken që i bënë gabimisht dozën e madhe të vaksinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos