Mori 5000 euro nga subjekti me shkelje, lihet në burg inspektori i Tatimeve

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 12:11 | Aktualitet
Mori 5000 euro nga subjekti me shkelje, lihet në burg inspektori i Tatimeve

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë arrest në burg për inspektorin e Tatimeve, Erjon Trungu. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

37-vjeçari Erion Trungu, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme, u arrestua një ditë më parë pasi merrte para nga subjektet private, për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje.

Erion Trungu u arrestua në flagrancë dhe gjatë prangosjes iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro, të cilat i kishte marrë në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz.

Pas arrestimit të tij, inspektori Trungu, po ashtu, u shkarkua menjëherë edhe nga detyra në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos