
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Lurë të Dibrës, teksa një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka dëmtuar rëndë linjën elektrike të OSHEE që furnizon fshatin Borie.
Bëhet fjalë për shtetasin D.K., banor pikërisht i atij fshati, i cili me anë të një motosharre kishte prerë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEEE, me pretendimin se ato ndodheshin në pronën e tij.
Gjithsesi, verifikime të mëtejshme nxorën faktin që terreni ishte zyrtarisht pronë publike, e njësisë Administrative Lurë, në Bashkinë e Dibrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale "Shkatërrim prone me dashje", "Vetëgjyqësi". (A2 Televizion)