



















Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bllokoi foltoren e Kuvendit, së bashku me deputetë të tjerë të partisë së tij, pasi Taulant Balla propozoi të votohej për të vijuar debatin për Portin e Durrësit.
Pavarësisht kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën për replikë Berishës.
“Mos bëni viktimën kot, nuk ka asnjë shans që ta bëni këtë. U dhanë argumentet pro dhe kundër e tani do të vazhdojmë me seancën plenare. Nuk mund ta merrni peng seancën”, tha Nikolla.
Ndërkohë, fjalën e tij, ashtu siç bëri herën e kaluar, Sali Berisha e vijoi në Facebook. (A2 Televizion)