
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është rrëzuar në Apel sa i përket kërkesës së tij për të mos zgjatur paraburgimin në Moskë.
Gazetari amerikan akuzohet nga Moska për spiunazh, akuza të cilat ai ka mohuar.
Paraburgimi i Gershkovich, në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë, u zgjat muajin e kaluar deri në 30 gusht. Ai përballet me deri në 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit, të cilat ai dhe punëdhënësi i tij i kundërshtojnë ashpër.
Arrestimi i tij në mars ishte ndalimi i parë i një gazetari amerikan në Rusi me akuza për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë, duke tronditur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe duke tensionuar më tej lidhjet midis Moskës dhe Uashingtonit. (A2 Televizion)