Moti i ftohtë dhe dëbora “pushtojnë” Europën në fundjavë

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 11:11 | Bota

Moti i ftohtë, pas të enjtes largohet nga Juglindja e Europës, por do të pushtojë brigjet Perëndimore ku aktualisht temperaturat po shënojnë deri 20°C.

Në fundjavë, vala e ftohtë Arktike do të pushtojë Europën Perëndimore deri poshtë në gadishullin Iberik duke sjellë stuhi dëbore dhe temperatura shumë të ulëta deri -15°C, të cilat do të përfshijnë Britaninë, Gjermaninë, Francën, madje edhe një pjesë të Spanjës.

Kjo valë e ftohtë në 10-ditëshin e tretë të janarit rivjen në Juglindje të Europës dhe Ballkan, por me mot më të butë dhe temperatura shumë pranë vlerave tipike të janarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos