Avioni ushtarak gabon aeroport dhe përplaset me pallatet: 15 të vdekur

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 12:02 | Bota
Avioni ushtarak gabon aeroport dhe përplaset me pallatet: 15 të vdekur

Një Beoing 707 i ushtrisë iraniane është rrëzuar sot në aeroportin e Karaj, që ndodhet në afërsi të  Teheranit. Sipas burimeve iraniane, janë të paktën 15 të vdekurit, dhe vetëm një anëtar i ekuipazhit mundi të shpëtojë.

Aeroplani ishte nisur i ngarkuar me mish nga kryeqyteti i Kirgistanit, Bishkek, dhe ishte drejtuar në aeroportin e Pajam.

https://twitter.com/PressTV/status/1084712892728004609

 Për shkaqe akoma jo të qarta, piloti ka gabuar aeroport dhe është ulur në atë të Karaj, duke përfunduar kundër disa pallateve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos