“Shqipëria e ngrirë”, Rama: Po punohet me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 08:50 | Aktualitet

Mëngjesin e sotëm, Shqipëria është zgjuar me temperatura nën zero gratë thuajse në të gjithë territorin, ndërsa akulli ka pushtuar rrugët.

Në anën tjetër, zonat malore vijojnë të jenë të mbuluara nga dëbora e dy ditëve të fundit.

Kryeministri Rama ka postuar në disa fotot në Facebook, nga zona të ndryshme të vendit të mbuluara nga bora, ndërsa bashkëngjitur shkruan se është duke vijuar puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/21/situata-me-boren-ne-korce-akset-nacionale-jane-te-hapura-ulen-ndjeshem-temperaturat/
https://a2news.com/2022/01/21/arrsh-tregon-akset-ku-ka-pasur-reshje-bore-dhe-shiu-apel-per-drejtuesit-e-mjeteve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos