Moti i keq në Korçë, kalimi në Dardhë rekomandohet me zinxhirë, disa fshatra pa energji elektrike

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 08:57 | Aktualitet
Moti i keq në Korçë, kalimi në Dardhë rekomandohet me

Gjatë natës, në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore, ku trashësia e saj varion nga 5 në 10 cm. Aktualisht, reshjet janë ndërprerë, ndërsa kalimi i akseve rrugore nacionale kryhet normalisht, me përjashtim të Dardhës ku nga km 5 deri në të 13-in, kalimi i mjeteve të vogla rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore.

Nga informacionet e dhëna nga OSHEE, pa energji elektrike janë disa fshatra të Moglicës që furnizohen nga linja e Leksat.

Ndërkaq, prurjet e ujit në Devoll janë në rënie. Nga ana tjetër, në lumin e Dunavecit, nga prurjet e shumta të ujit u shkaktua një gërryerje e një pjese të argjinaturës, por problemi u zgjidh shpejt duke e mbushur atë me gurë dhe materiale të tjera inerte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos