Moti i keq në lindje të SHBA, 2 viktima! Autoritetet paralajmërojnë banorët për tornado

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 11:31 | Bota
Moti i keq në lindje të SHBA, 2 viktima! Autoritetet

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara lindore u godit nga stuhi të forta, duke vrarë të paktën dy persona. Shiu, erërat e forta dhe breshri goditi pothuajse të gjithë Bregun Lindor të SHBA-së, nga Alabama në Nju-Jork.

Qindra mijëra banorë mbetën pa energji elektrike e ndërsa mijëra fluturime u anuluan ose u vonuan.

Viktimat janë një 28-vjeçar në Alabama i cili u godit nga rrufeja në parkingun e një parku industrial, si edhe një djalë 15-vjeçar i cili u vra nga një pemë që binte para shtëpisë së gjyshërve të tij.

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi ​​një paralajmërim për tornado për miliona njerëz.

"Jini të vetëdijshëm për kushtet e motit”, ishte mesazhi që iu dërgua banorëve.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike kanë rritur intensitetin dhe shpeshtësinë e ngjarjeve ekstreme të motit në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos