All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Moti i keq prek edhe juglindjen, problem mungesa e energjisë, sistemet kulluese kanë shmangur përmbytjet

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 10:04 | Aktualitet
Moti i keq prek edhe juglindjen, problem mungesa e energjisë, sistemet
All - Paragraf - 1

Moti i keq i ditëve të fundit po ndikon edhe në fshatrat e njësive malore të juglindjes së vendit.

Reshje të shumta shiu dhe erërat e forta kanë sjellë probleme të ndryshme, kryesisht me furnizimin me energji elektrike.

All - Paragraf - 3

Probleme ka pasur në disa fshatra të njësisë administrative Leskovik të bashkisë së Kolonjës, njësia administrative Lekas në bashkinë e Korçës dhe ajo Dardhas në Pogradec.

Probleme me shkëputje të energjisë elektrike ka pasur në një pjesë jo të vogël të fshatrave në zonat malore, por edhe në fushën e Korçës dhe atë të Maliqit. Për shkak të erës së fortë, problemet më të shumta kanë qenë në 5 fshatra të njësisë administrative Libonik të bashkisë së Maliqit, ashtu siç ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike edhe në fshatrat e njësive administrative, Moglicë dhe Gorë.

Situatë e ngjashme edhe në disa fshatra të bashkisë së Devollit, ku OSHEE-së po punon për rikthimin e energjisë elektrike në fshatrat e njësive administrative Leskovik, Lekas dhe Dardhas.

All - Paragraf - 6

Nga situata e ditëve të fundit nuk raportohen probleme për sa i përket infrastrukturës rrugore, përfshirë edhe fshatrat e zonave malore. Burime zyrtare thanë nuk ka pasur probleme për sa i përket përmbytjeve në fushën e Maliqit, dhe kjo ka ardhur edhe për faktin se i gjithë sistemi kullues dhe ai i hidrovorëve ka punuar normalisht. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/23/nderprerje-energjie-ne-25-fshatra-dhe-rruge-te-pakalueshme-ne-gjirokaster/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos