Moti i kthjellët dhe ulje e temperaturave

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 06:55 | Aktualitet
Moti i kthjellët dhe ulje e temperaturave

Moti i kthjellët mbizotëron që në orët e para të ditës në zonat veriore, ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë në pjesën tjetër të vendit, kryesisht në jug. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet në të njëjtat kushte të motit, por në zonat jugore krijohet mundësia për ndonjë shi të izoluar.

Temperaturat ulen me 2°C në mëngjes, por mesdita vijon vetëm me një rënie të lehtë duke shënuar deri 21°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare nga drejtimi lindor-verilindor, duke aktivizuar në det dallgëzim mbi 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos