
Komiteti Shqiptar i Birësimit ka propozuar dhe pritet të kalojnë në komision parlamentar disa ndryshime në ligjin për birësimin e fëmijëve. Për të adoptuar një fëmijë koha e pritjes së procedurave shpeshherë kalonte afatin deri në 6 muaj, duke vonuar kështu procesin.
Po ashtu, një vonesë shfaqej edhe në shpalljen e braktisjes prindërore duke i lënë fëmijët në pritje pranë institucioneve kujdestare. Për këto arsye, numri i fëmijëve të birësuar vitet e fundit ka qenë në rënie.
Komiteti Shqiptar i Birësimit ka propozuar shtimin e disa kategorive që mund të aplikojnë.
Ai që ka nisur të zbatohet aktualisht, me mbështetjen holandeze është projekti pilot në Korçë dhe Vlorë, për të rikthyer fëmijët në familjet e tyre biologjike.
Aktualisht, janë në pritje për t’u birësuar 42 fëmijë, interes për të cilët kanë shfaqur 45 familje shqiptare dhe 92 familje nga rajoni dhe Europa. (A2 Televizion)