
Pacientët e shtruar në pavijonet Covid shkojnë vonë dhe në gjendje të rëndë në spital. Mjekët bëjnë thirrje për të mos neglizhuar shenjat e sëmundjes që fillimisht ngatërrohen me virozat e stinës.
Javën e fundit janë rritur urgjencat dhe nevojat për shtrime në spital. 20 pacientë në ditë kërkojnë trajtimin e specializuar të mjekëve në pavijonet Covid.
Infeksionistja Miqena Qato thotë se mes të shtruarve me forma të rënda ka edhe shumë të rinj. Mjekja tregon disa nga arsyet e humbjeve të jetës edhe në këto grupmosha.
Gjatë valës që shkaktoi mutacioni Delta, mjekët kanë konstatuar se në spitalet Covid nuk ka pasur pacientë të riinfektuar nga Covid-19 dhe as nga ata që krahas imunitetit natyral kanë kryer dhe vaksinën.
Aktualisht, në spitalin Covid të gjithë pacientët e shtruar nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen dhe pjesa me e madhe e tyre nuk kanë marrë as vaksinën. (A2 Televizion)