Moto GP, Maverick Vinales fiton çmimin e madh të Katarit

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 20:01 | Sporte të tjera
Moto GP, Maverick Vinales fiton çmimin e madh të Katarit

Pas Formula 1, edhe Moto Gp ngriti siparin e sezonit të ri. Gara e parë, ajo e Çmimit të Madh të Katarit, u fitua nga Maverik Vinjales.

Vendimtare ishte parakalimi, i pilotit spanjoll ndaj italianit Banjaja në xhiron e tetë, ndërkohë që ky I fundit e mbylli garën në vendin e 3.

Në shkallën e dytë të podiumit u ngjit Johan Zarco. Vend i katert për kampionin në fuqi të Moto Gp, Joan Mir. Legjenda e këtij sporti, Valentino Rossi nuk arriti të shkoj ëmë shumë se pozicioni i 12, në garën e Katarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos