
Shqipëria e minifutbollit vazhdon të shkruajë historinë. Pas pjesëmarrjes së parë në finalet e Botërorit, erdhi edhe kalimi nga faza e grupeve në Essen 2023
Barazimi pa gola me Kolumbinë i mjaftoi kuqezinjve të kalonin në fazën tjetër si e treta më e mirë
Faza e grupeve nisi me humbje për kuqezinjtë, të cilët u mposhtën me një gol nga Portugalia, ndërsa arritën të marrin barazim me Moldavinë dhe në ndeshjen e tretë barazim me Kolumbinë. Tashmë, kuqezinjtë do të luajnë me Ukrainën në fazën e ardhshme. (A2 Televizion)