Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Hossein Khosrow Ali Vaziri, i njohur si “Sheiku i Hekurt”, një nga mundësit më ikonikë të WWE dhe jo vetëm.
Iraniani ka qenë një nga personazhet më kontroversë dhe më të dashur në “wrestling”, duke u prezantuar si armiku i Hulk Hogan në vitet ’80.









Në vitin 1984, ai u shpall kampion i WWF (World Wrestling Federation), pasi mposhti Bob Backlund.
Në vitin 1968, Sheiku mori pjesë në Olimpiadë, si pjesë e ekipit të mundjes greko-romake të ekipit iranian. Pas kësaj aventure u transferua në SHBA, ku iu fut botës së “wrestling”-ut.
Karriera e tij përfundoi në fillim të viteve ’90, ndërsa hyri në Sallonin e Famës në vitin 2005. (A2 Televizion)