Ankth për Tiger Woods, pëson aksident të rëndë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 21:11 | Sporte të tjera
Ankth për Tiger Woods, pëson aksident të rëndë

Momenti ankthi në botën e sportit, pas lajmit se ikona e golfit modern, Tiger Woods, ka mbetur i plagosur nga një aksident të rëndë në Los Angeles.

Mjeti i 45-vjecarit pësoi një aksident për arsyeje ende për t’u përcaktuar, dhe u rrotullua disa herë në rrugën që çon nga vila e tij në kompleksin Rolling Hill deri në Rancho Palos Verdes, duke u shkatërruar plotësisht.

https://twitter.com/Cody_Fox5/status/1364301460582895619

Forcat zjarrfikëse që shkuan në vendngjarje u detyruan të nxirrnin sportistin pasi prenë me mjete specifike llamarinat. Woods është transportuar në një spital të afërt, Forcat zjarrfikëse që shkuan në vendngjarje u detyruan të nxirrnin sportistin pasi prenë me mjete specifike llamarinat. Woods është transportuar në një spital të afërt, ku sipas agjentit të tij Mark Steinberg kampioni ndodhet ende në sallë operacioni, ndër të tjerat me këmbët e thyera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos