Legjenda e golfit, Tiger Woods u operua me sukses pas aksidentit që për pak i mori jetën një ditë më parë. CNN raporton se atij i është vendosur një shufër hekuri dhe vida në këmbë, për ta stabilizuar atë.
Nga Klinika Mjekësore “Harbor UCLA”, ku edhe u realizua operacioni, thanë se Woods ishte i vetëdijshëm dhe nuk kishte shfaqur ndërlikime të tjera.
45-vjeçari u aksidentua rreth orës 7 të mëngjesit të martën në Palos Verdes pranë Los Anxhelosit, kur makina e tij SUV doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, pemët, për të përfunduar e përmbysur mes shkurreve.
Autoritetet thanë se Woods nuk kishte humbur ndjenjat, por kishte pësuar dëmtime të mëdha në këmbë, prandaj gjatë operacionit iu vendos edhe shufra për të lehtësuar presionin e muskujve. Pasi pa vendin e aksidentit, Sherifi i Kontesë së Los Anxhelosit, Alex Villanueva, tha se ishte një mrekulli e vërtetë që ai kishte dalë i gjallë. (A2 Televizion)