
U deshën më shumë se 6 vite pritje dhe kërkesë e vazhdueshme, që fëmijët me kufizime në të folur dhe në të dëgjuar të ndjekin edhe arsimin e mesëm. Në të vetmen godinë shtetërore të arsimit të detyrueshëm, dedikuar për këta nxënës, nga shtatori i këtij vitit do të vijohet edhe më tepër edukimi i tyre pas vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit.
Pas përfundimit të ciklit 9-vjeçar, arsimimi i këtyre fëmijëve mbyllej aty, pasi gjimnazet e përgjithshme nuk kishin mësues të cilët mund t’i ndihmonin m e gjuhë ne shenjave.
Instituti i përgatit nxënësit edhe në marrjen e një zanati. Në laboratorët e shkollës, zhvillohen orë punimesh ndryshme. Veç arsimit 9-vjeçar, aktualisht kjo godinë arsimore ka 65 nxënës, teksa ka një kapacitet pritës deri në 350 të rinj. Për nxënësit nga rrethet ofrohet akomodim në konvikt, teksa drejtuesit u bëjnë apel prindërve që të mos t’i mbajnë fëmijët në shtëpi, por të kontribuojnë në formimin e tyre arsimor. (A2 Televizion)