
Është zbardhur dëshmia e Sokol Sanxhaktari, i cili është një prej dy të arrestuarve të dyshuar si autorë të vrasjes pak ditë më parë me thikë të shtetasit Florian Lamçes.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Sokol Sanxhaktari, i pyetur rreth ngjarjes mësohet se ka thënë: “Florin e kisha mik shtëpie. Shok fëmijërie. Atë natë ishim në disa lokale e kemi pirë. Në lokalin e fundit nuk mbaj mend. Adi (Adriano Hajdari) më tha se Flori na qëlloi i pari. Unë nuk kujtoj si jemi qëlluar pastaj. Nuk mbaj mend asgjë. Flori ishte shoku im. S’mund ta kem vrarë unë”.
Ndërkohë, një detaj tjetër është se Adriano Hajdari, personi tjetër i dyshuar për këtë ngjarje dhe viktima Florian Lamçja janë kushërinj të parë, saktësisht djem tezesh. (A2 Televizion)