
Një 50-vjeçar është qëlluar me armë zjarri pak pas mesnatës në Fier, ku për fat të mirë ka mundur t’u mbijetojë plumbave.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, ku në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.
50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip "Benz", i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit". (A2 Televizion)