Motori i picave përplaset me një automjet në Vlorë, një i lënduar

Nga A2 CNN
8 Korrik 2023, 11:43 | Kronikë

Një motor, me të cilin shpërndaheshin pica në qytet është përplasur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike me një mjet tip Ford.

Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i motorit i cili me shpejtësi ka dashur që në rrugë të kalojë Fordin.

Drejtuesi nuk e ka parë duke i zënë rrugën. Fatmirësisht drejtuesi i motorit me lëndime të lehta, teksa në vendngjarje ka mbërritur policia e Vlorës për të parë rrethanat e plota të aksidentit.

Në rrugë të shpërndara edhe copat e picave. Drejtuesi i motorit transportuar në spital, për ndihmë më të specializuar mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos