Mourinho nuk ia del përballë ish-ekipit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 19:28 | Futboll
Mourinho nuk ia del përballë ish-ekipit

Ka rezultuar një përballje tepër e fortë ajo mes Tottenham dhe Chelsea, me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 0-2. Golat për “Blutë e Londrës” u shënuan nga Willian në minutat 12 dhe 45 të takimit. Pjesa e dytë nuk solli asgjë përveç një kartoni të kuq për Son Heung Min.

Kjo e sotmja ishte një ndeshje tepër e veçantë për portugezin Mourinho, i cili luante përballë ish ekipit të tij, por gjë të cilën tekniku e anashkaloi duke thënë se ishte 100% me Tottenham.

Pas kësaj ndeshje Chelsea forcon pozitat në vendin e katërt të klasifikimit në Premier League me 32 pikë në 18 ndeshje të luajtura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos