Kampionët e Gjermanisë, Bayern zyrtarizon trajnerin deri në fund të sezonit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 17:07 | Futboll
Kampionët e Gjermanisë, Bayern zyrtarizon trajnerin deri në fund

Bayern Munchen konfirmoi se Hansi Flick do të jetë trajneri i bavarezëve deri në fund të sezonit.

Sipas njoftimit zyrtar, pas takimit të fituar ndaj Wolfsburg, Drejtori i Përgjithshëm i Bayern, Karl Hainz Rumenige, ai sportiv Hasan Salihamixhiç dhe Hansi Flick kanë pasur një bisedë. Gjatë takimit është dakordësuar që Flick do të drejtojë kampionët në fuqi të Gjermanisë deri në fund të sezonit.

Rezultatet e mira në javët e fundit që Bayern ka marrë me Hansi Flick në stol, duket se kanë bërë që drejtuesit e bavarezëve t’i besojnë drejtimin deri në fund të sezonit. Flick mori drejtimin e Bayern pas largimit të Niko Kovaç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos