
Naomi Osaka, kampionia japoneze që renditet e dyta në botë në tenis për femra, kishte nderin të ndizte flakën olimpike në Tokio 2020.
Kampionia në fuqi e Australian Open dhe US Open ka nënë japoneze dhe baba nga Haiti, e megjithëse u rrit në Shtetet e Bashkuara zgjodhi të përfaqësonte kombin e lindjes.
Ndërkohë, një prej momenteve më mbresëlënëse të ceremonisë në Tokio, u regjistrua pas parakalimit të të gjithë delegacioneve.
1824 dronë u pozicionuan në ajër, duke realizuar forma të ndryshme dhe i dhanë jetë stadiumit me interpretimin e temës së famshme “Imagjinoni” të legjendës John Lennon. (A2 Televizion)