Rreziku nga pandemia, protesta në Tokio përpara ceremonisë zyrtare

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 16:07 | Sporte të tjera
Rreziku nga pandemia, protesta në Tokio përpara ceremonisë

Edhe pse Lojërat Olimpike kanë nisur zyrtarisht, gjendja e emergjencës shëndetësore në Tokio do të zgjasë deri më 22 gusht.

Gjatë javëve të fundit, në vendin aziatik është rritur pakënaqësia, me njerëzit që akuzojnë organizatorët se e sforcuan zhvillimin e eventit, pavarësisht infektimeve në rritje. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve lokale, në zonat ku do të zhvillohen garat sportive, numri i personave pozitivë me koronavirus është rritur në 25 për çdo 100 mijë banorë.

Në protestën përpara ceremonisë hapëse të Lojërave, frika se Olimpiada do të shkaktojë infektime masive u shtua prej raportit të të fundit, sipas të cilit në më pak se dy javë situata pandemike në Japoni do të jetë më problematike se ajo e shkaktuar nga vala e tretë e virusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos