Një prej të prekurve nga Covid-19 rezultoi edhe këngëtari nga Kosova, Jetmir Hyseni, i cili qëndroi për 23 ditë i hospitalizuar në Qendrën Spitalore Universitare në Prishtinë. Jetmiri mori lajmin e testit të dytë dhe sot quhet i shëruar plotësisht. Ai ndau pak nga eksperienca e tij e dhimbshme për “Ditari” në A2, megjithatë, siç thotë ai, e vlefshme për të vlerësuar jetën, familjen e të nesërmen. (A2 Televizion)
Mposhti koronavirusin. Pas shërimit, këngëtari kosovar njofton gjestin human
