Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Turqinë e përgjunjur nga tërmeti, ku një foshnjë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat së bashku me nënën e saj pas më shumë se 90 orësh, falë një përpjekje heroike të ekipeve të shpëtimit.










Djali kishte më shumë se gjysmën e jetës së tij nën banesën e shembur, pasi kishte vetëm 10 ditë që kishte lindur, përpara se shtëpia në Hataya të shembej nga tërmeti i së hënës.
Pamjet e trishtueshme tregojnë punonjësit e kërkim-shpëtimit që heqin me kujdes atë që ka mbetur nga ndërtesa për të mos provokuar ndonjë shembje tjetër të mundshme të saj pasi dëgjuan thirrjen për ndihmë të nënë se vogëlushit.
Por ndonëse këto mrekulli po priten me lot në sy dhe brohoritma nga të pranishmit, shanset për të gjetur persona të tjerë të gjallë nga kjo fatkeqësi vijnë duke u ulur, kjo dhe për shkak të temperaturave të ulëta. (A2 Televizion)