Pamje të dhimbshme nga Adiyaman, epiqendra e tërmetit ku po hapen varre masive për viktimat

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 11:01 | Bota

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş shkaktuan vdekjen e shumë qytetarëve edhe në Adiyaman, ku autoritetet kanë hapur varreza masive për varrosjen e tyre.

Bilanci po rritet çdo minutë në tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş. Ndërsa tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në 10 qytete, numri i personave që humbën jetën i kaloi 17 mijë.

Në Adiyaman, ku vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit, vazhdon varrimi i trupave të cilët u gjetën në rrënoja.

Në pamjet e pasqyruara në rrjetet sociale, shihen familjarët e qytetarëve të humbur, të cilët falen duke uruar që mes viktimave të mos jenë të afërmit e tyre, ndërsa eskavatori vijon të gërmojë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/09/termeti-ne-turqi-obsh-paralajmeron-nje-katastrofe-te-dyte-per-te-mbijetuarit/
https://a2news.com/2023/02/09/kopuk-alex-dhe-qente-e-famshem-te-meksikes-heronjte-e-heshtur-te-turqise/
https://a2news.com/2023/02/10/sizmologu-italian-termetet-e-zhvendosen-anadollin-deri-ne-10-metra/

A2 CNN Livestream

Latest Videos