All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sizmologu italian: Tërmetet e zhvendosën Anadollin deri në 10 metra

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 09:37 | Bota
Sizmologu italian: Tërmetet e zhvendosën Anadollin deri në 10
All - Paragraf - 1

Një sizmolog italian tha se kontinenti i Anadollit u zhvendos deri në 10 metra pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën juglindjen e Turqisë të hënën.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve ANSA të Italisë, Alessandro Amato i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tha se tërmetet aktivizuan një vijë të re thyerjeje në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, e cila shkaktoi një zhvendosje të tokës, deri në 10 metra.

All - Paragraf - 3

Ai tha se, toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të vijës së thyerjes me orientim majtas, në drejtim të detit Egje.

Ndërkohë, Tina Larsen, një studiuese e lartë në Shërbimin Gjeologjik Kombëtar të Danimarkës dhe Groenlandës (GEUS), tha se lëkundjet nga tërmeti u ndjenë në Danimarkë dhe Groenlandë, sipas transmetuesit KNR të Groenlandës.

"Kur ndodh një tërmet kaq i fuqishëm, lëkundjet udhëtojnë nën tokë nga zona ku ka ndodhur zhvendosja, përmes tokës së fortë dhe në të gjithë botën", tha ajo. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/a-duhet-te-shqetesohen-vendet-ne-perendim-te-mesdheut-flet-sizmologu-italian-termeti-e-spostoi-turqine-3-metra/
https://a2news.com/video/anadolli-u-shty-3-metra-pllaka-tektonike-u-thye-toka-eshte-care-150-kilometra/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos