Muçi rigjen golin pas 3 muajsh

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 10:32 | Futboll

Ernest Muçi është kthyer në protagonist në Poloni me Legian e Vershavës. Futbollisti shqiptar ishte autor i një supergoli në suksesin 3-0 të skuadrës së tij ndaj Visla Plok. Me duelin e vlefshëm për Kupën e Polonisë, 21-vjeçari pasi dribloi bukur kundërshtarin, goditi nga jashtë zone duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Muçi kishte që nga muaji gusht që nuk shënonte në Poloni, për këtë arsye ky gol vlen dhe më shumë për sulmuesin shqiptar. Ai u vlerësua nga ekspertët e futbollit, si një nga më të mirët në fushë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos