All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 12:45 | Aktualitet
Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit
All - Paragraf - 1

Ministri i Brendshëm, Beldi Çuçi tha se Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit. Zoti Rrumbullaku mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë.

Rrumbullaku, një polic karriere, u emërua në krye të AMP (në atë kohë të quajtur SHÇBA) pas një urdhri të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

All - Paragraf - 3

Në nëntor të vitit 2020, Rrumbullaku kaloi me sukses vetingun në Polici. Një foto e tij ku shfaqej në krah të Arben Frrokut, të dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dirtan Lamaj në vitin 2013 ngriti dyshime për pastërtinë e figurës, por pas deklarimeve të Rrumbullakut, komisioni i vlerësimit doli në përfundimin se foto ishte rastësore dhe nuk mund të quhej si kontakt i papërshtatshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos