Qeveria i hap derën vaksinave ruse dhe kineze

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 12:44 | Aktualitet
Qeveria i hap derën vaksinave ruse dhe kineze

Qeveria i hap rrugë negociatave me shtetet që prodhojnë vaksinat anti-covid.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka vendosur me akt normativ autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Rindërtimit, zhvillimin e negociatave me shtetet që prodhojnë vaksina, pa përjashtuar askënd.

Vendimi parashikon se vaksinat duhet të jenë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre duke lënë derën hapur që Shqipëria të negociojë direkt edhe me ato shtete të cilat më parë i kishte përjashtuar, si Rusia dhe Kina. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/09/shteti-i-pare-ne-europe-qe-do-te-prodhoje-vaksinen-ruse/
https://a2news.com/2021/02/22/vaksina-kineze-e-ruse-rama-nuk-jane-ne-tezga-per-te-hapur-dyert-eshte-shume-e-veshtire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos