Mungesa e punëtorëve, Rama: Do t’i sjellim nga jashtë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 14:51 | Aktualitet
Mungesa e punëtorëve, Rama: Do t’i sjellim nga jashtë

I kthyer nga Brukseli, ku Shqipëria arriti të mblidhte 1,15 miliardë euro, Kryeministri Rama shkoi në Durrës, ku inspektoi punimet për riparimin e dëmeve, në godinat ku nevojiten meremetime të thella. Mungesa e krahut të punës ishte shqetësimi që i përcollen firmat e ndërtimit.

Ndërsa Kryeministri pohoi se kjo do te zgjidhet me punëtorë nga jashtë, si dhe dypunësimin e punëtorëve bashkiakë. “Kemi miratuar ligjin e punëtorëve nga jashtë. Sado absurde që duket, ky është fakti”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos