Përgjegjësit e Akuariumit të Londrës vendosën që të shfaqnin filma për Krishtlindje, për pinguinët e tyre përpara se të rihapin dyert për publikun e gjerë dhe adhuruesit e kafshëve.
Televizorë të mëdhenj u vendosën përpara xhamave ku mbahen pinguinët dhe për ta ishte vendosur që të jepej filmi “Elfi”.
“Në akuariumin e jetës detare në Londër ne gjithmonë kërkojmë ide të reja dhe inovative për të mbajtur krijesat tona të angazhuar. Është pjesë e një procesi”, u shpreh një nga kujdestarët e qendrës.
Vendi aq i dashur për fëmijët në Londër është mbyllur prej 5 nëntorit nga autoritetet për shkak të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)