
Juventusi ngadalëson ritmin e tij në krye të Serisë A, dhe humb pikë të vyera ndaj Lecces modest, që javën e kaluar gjithsesi kishte marrë një pikë edhe ndaj Milanit në San Siro.
Kampionët e Italisë, që vuanin mungesën e Cristiano Ronaldos, kaluan në avantazh në minutën e 50-të falë një penalltie të realizuar nga Dybala.
Por kur rruga për një fitore të thjeshtë dukej e hapur, prekja me dorë e holandezit de Ligt 5 minuta më vonë i jep shansin e barazimit ekipit verdhekuq, që realizon me Mancosu.
Tentativat e Juentusit me Higuain dhe Dybala dhe 8 minuta kohë shtesë nuk mjaftojnë, dhe tashmë Interi ka mundësinë të kaloj sërish “Zonjën e Vjetër” në rast të një fitoreje me Parmën. (A2 Televizion)