Mungon Cristiano, mungon goli. Empoli i Ismajlit dhe Bajramit fiton në Torino

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 22:41 | Futboll
Mungon Cristiano, mungon goli. Empoli i Ismajlit dhe Bajramit fiton në

Ndeshja e parë e epokës post Cristiano Ronaldo për Juventusin nuk mund të shkonte më keq. Bardhezinjtë humbën 1-0 në Torino, përballë Empolit të Ismajlit dhe Bajramit, duke ndjerë së tepërmi mungesën e Cristiano Ronaldos në sulm.

Ishte pikërisht sulmi reparti inekzistent i skuadrës së Massimiliano Allegrit, që ende nuk e ka provuar shijen e fitores pas dy javëve të para të sezonit të ri të Serisë A.

Chiesa, Cuadrado dhe Dybala lëvizën shumë në pjesën e parë, por pa krijuar rrezik për Empolin. Madje, Mancuso përfitoi nga një pakujdesi në zonë për të kaluar në avantazh miqtë.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, asgjë nuk ndryshoi për Juventusin edhe me futjen në lojë të Morata dhe Kulusevski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos