Mungon debati në fushatë, Berisha: Pasojë e vjedhjeve të Ramës e kryebashkiakëve të PS

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 20:41 | Politikë
Mungon debati në fushatë, Berisha: Pasojë e vjedhjeve të

Një fushatë mediatike pa debat mes kandidatëve për kryetarë bashkie Sali Berisha e ka cilësuar  një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë.  

Sipas Berishës, korrupsioni i kryer nga kryebashkiakët aktualë është arsyeja pse socialistët nuk përballen me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë. Ka në bazë vjedhjen e miliarda miliarda eurove me tendera në masën 90 për qind në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Refuzimii debateve televizive ka në bazë transferimin e pasurive, fondeve te familjarë të Edi Ramës dhe në tërësi kryetarëve të bashkive në mbarë vendin.”

Pasi e ka ftuar disa herë në debat kryeminsitrin Edi Rama, Berisha tregoi arsyen pse sipas tij Rama e shmang atë.

A mund të imagjinoni jutë dalë përpara qytetarëve Edi Rama, në debat me Sali Berishën? Edi Rama nuk del dot në debat sepse është i rrethuar nga të katër anët nga muret e krimeve të tij, lidhjet e tmerrshme me McGonigalin, të cilat edhe dje u denoncuan si lidhje që po hetohen intensivisht nga drejtësia e SHBA. Lidhjet e tmerrshme me klanet e drogës.”

Berisha i bëri thirrje studiove televizive të heqin dorë nga thirrja njëri pas tjetrit të kandidatëve nëse ata nuk pranojnë ballafaqim mes tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos