
Sektori i peshkimit në Vlorë vijon të përballet me mungesë të theksuar infrastrukture që jo vetëm nuk ndihmon aktivitetin e tyre, por përkundrazi shkaktojnë dëme dhe probleme të shumta financiare.
Pronarët e anijeve të peshkimit vuajnë edhe për sigurimin e mjeteve në mol për të mos menduar më pas për riparimet apo mungesën e energjisë dhe ujit në triport ku ankorohen.
Për vite me radhë, rikonstruksioni i portit të peshkimit në Vlorë është premtuar, por ende nuk ka një ide të qartë se kur do të ndodhë.
Në Triport, aktualisht, ushtrojnë aktivitet rreth 100 anije peshkimi dhe 24 operatorë turistik detarë. (A2 Televizion)