Myanmar, ushtria ekzekuton katër aktivistë të demokracisë, përfshirë ish-deputetin

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 16:55 | Bota
Myanmar, ushtria ekzekuton katër aktivistë të demokracisë,

Katër aktivistë të demokracisë janë ekzekutuar nga ushtria e Mianmarit në atë që besohet të jetë përdorimi i parë i dënimit me vdekje në dekada.

Të katërt, përfshirë aktivistin Ko Jimmy dhe ligjvënësi Phyo Zeya Thaw, u akuzuan për kryerjen e "akteve terroriste".

Ata u dënuan me vdekje në një gjyq me dyer të mbyllura që grupet e të drejtave të njeriut e kritikuan si të padrejtë.

Ndwrsa familjet kanë dorëzuar të gjitha kërkesa për informacion mbi ekzekutimet.

Media shtetërore e lajmeve Global News Light of Myanmar tha se katër burrat u ekzekutuan sepse "kishin dhënë direktiva, kishin marrë masa dhe kryen komplote për akte terroriste brutale dhe çnjerëzore".

Udhëheqësja pro-demokratike Aung San Suu Kyi ishte shumë e trishtuar pasi dëgjoi lajmin, tha një burim për Shërbimin Birmanez të BBC-së.

Zonja Suu Kyi, udhëheqësja e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), nuk bëri asnjë koment, shtoi burimi. Ajo u arrestua në shkurt 2021, pas një grushti shteti të udhëhequr nga ushtria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos