
“Zgjidhja më e mirë është për të pasur një PD, një kandidat të përbashkët të opozitës për të triumfuar në zgjedhjet e 14 majit”.
Kështu u shpreh i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN Xhelal Mziu, deputet i PD-së, teksa foli për garën e 14 majit të zgjedhjeve lokale.
Ai u shpreh më tej se në zgjedhjet e fundit të pjesshme të 6 marsit u pa qartë se nëse e djathta futet me dy kandidatë, votat janë të pamjaftueshme.
“6 marsi tregoi se nëse janë dy kandidatë brenda së djathtës, jo vetëm që nuk merr mjaftueshëm vota, por ato shkojnë në drejtim të paditur. Edhe për shkak të rrjedhjes së ngjarjeve dhe qenies në terren, besoj se Berisha e ka rritur ndjeshëm mbështetjen dhe hendekun me pjesën tjetër”, u shpreh Mziu. (A2 Televizion)