
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përgëzoi vendet e Ballkanit Perëndimor për marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.
1. Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor;
2. Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor;
3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore.
“Këto marrëveshje synojnë në fund përmirësimin e jetës së qytetarëve. Sa i përket energjisë dhe marrëveshjes së mbrojtjes së klimës. Ne do të vijojmë të mbështesim anëtarët e Ballkanit Perëndimor dhe t’i ndihmojnë për krizën energjetike. Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar. Po kështu ne do të jemi të gatshëm që ta mirëpresim në të ardhmen këtë proces”, tha Scholz. (A2 Televizion)