Primaret e PD, Kujtim Gjuzi vetëpropozohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 14:31 | Politikë
Primaret e PD, Kujtim Gjuzi vetëpropozohet si kandidat për

Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, ka dorëzuar një kërkesë në selinë e Partisë Demokratike për t’u bërë pjesë e primareve për zgjedhjen e kandidatit të opozitës për kryetar të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Deri tani, në primaret e PD-së për Bashkinë Tiranë kanë kandiduar Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti.

Pasi të depozitohen të gjitha kandidaturat, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që do të bëjë edhe ftesën e kandidatëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos