"Na duhet marrëveshje ose Brexit na ikën nga duart", apeli i kryeministres May

Nga A2 CNN
7 Prill 2019, 10:39 | Bota
"Na duhet marrëveshje ose Brexit na ikën nga duart", apeli i

Kryeministrja Mej i bën apel politikës për arritjen e një marrëveshje për Breksit, në të kundërt sipas saj, pasojat do jenë të rënda për vendin.

Britania e madhe duhet të ketë një marrëveshje ose Brexit mund të na rrëshqasë nga duart. Kështu është shprehur kryeministrja Teresa May në lidhje me procesin e stërmundueshëm i cili mund t'i kushtojë shumë vendit.

Nga ana tjetër, Brukselit i mbetet mbi tavoline gjithnjë mundësia e largimit nga unioni pa dakordësim edhe pse gjatë takimit të së shtunës, 27 ambasadorët e vendeve anëtare morën parasysh edhe gjetjen e mundësive të tjera si shtyrjen e gjatë të afatit ose daljen e shpejtë dhe fleksibël.

 Mbledhja u zhvillua ne kuadër te letres qe May i ka dërguar BE-së në lidhje me zgjatjen e datës së largimit.

Ndërkohë britanikja The Guardian citon kryeministren t’i jetë drejtuar kabinetit të saj dhe parlamentit me fjalët “na nevojitët më shumë kohë dhe gjasat janë që edhe të mos shkëputemi dot kurrë duke mos e çuar përpara vullnetin e popullit gjatë referendumit për Brexit. Edhe parlamenti e konfirmoi faktin që nuk do të largohet pa një marrëveshje ndaj për momentin gjendemi përballe dy mundësive”, mësohet të ketë thënë May, “të largohemi me një marrëveshje ose të mos largohemi fare”.

Marrëveshja së cilës i referohet kryeministrja është e njëjta që është votuar kundër gjatë dy votimeve në Parlament. Ndërkohë, gjatë takimit të së shtunës në Bruksel u caktua që BE të mblidhet me 10 prill për të vendosur mbi datën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos