Nafta falas për bujqësinë, sa do të ndihmojë? Rrapaj: Nuk do të kënaqë të gjithë, por është hap i rëndësishëm

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 22:24 | Aktualitet
Nafta falas për bujqësinë, sa do të ndihmojë? Rrapaj:

Kanë nisur aplikimet për të përfituar naftë falas për sektorin e bujqësisë, një nismë e shumëpritur dhe e kërkuar nga fermerët shqiptarë. Por a e ndihmon skema e qeverisë realisht fshatin?

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, është i bindur për këtë.  “Skema janë tentuar edhe më parë, por kjo nisëm është  e rëndësishme në ndihmë të fermerëve, diçka që duhej bërë shumë më parë. Rreth 45% e kostos së mekanizimit bujqësor e mban nafta. Duke marrë parasysh amortizimin e traktorëve,  terrenet jo të përshtatshme për t’u mekanizuar,  parcelat e vogla dhe pikat e karburantit larg parcelave,  ishin të gjithë faktorë që e kishin bërë të papërballueshme aktivitetin për fermerin. Kemi 9700 traktorë, por jo të gjithë ishin në punë, pikërisht për shkak të karburantit”, thotë ai për A2.  

Sipas tij, “kjo nismë do të ndikojë pozitivisht te kosto e prodhimit, por edhe në koeficientin e shfrytëzimit të mjeteve bujqësore, kështu që edhe fermerët që nuk po punonin për shkak të këtyre kostove do të vihen tashmë në punë. Ne po e mbështesim maksimalisht këtë iniciativë, janë mbi 9 milionë euro për këtë punë, që nuk është shifër e vogël”.

Skema të tilla shpesh herë kanë dështuar për shkak të abuzimeve dhe politikës. Rrapaj mendon se “në 15 vjet e kemi parë sa kanë vuajtur fermerët nga ndërprerja e skemave.  Është e lehtë të ndërpresësh skemat, shumë e vështirë të fillosh një. Në këtë mënyrë ne mund të barazojmë rajonin, duke hedhur një hap të sigurt edhe në rajon. ”.

Nuk do të doja të trajtohet skema në mënyrë politike, sepse edhe opozita ka premtuar një ulje të kostos së karburantit. Pra mazhoranca dhe opozita janë, të paktën në parim, dakord në këtë pikë.

 Politizimi i kësaj skeme, mund të ndikonte negativisht te kjo skemë. Patjetër, duhet të shikojmë me vëmendje çdo defekt që mund të ketë kjo skemë, në mënyrë që mos të dështojë, dike ditur që nuk mund të kënaqen të gjithë 350 mijë fermerët shqiptarë, por nuk duhet të vejmë shkopinjtë në rrota” .   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos