Nis hetimi për shqiptarët që u jepnin urdhra ushtarëve grekë

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 19:20 | Aktualitet
Nis hetimi për shqiptarët që u jepnin urdhra ushtarëve

Ushtria greke ka nisur hetimet në lidhje me videon e publikuar nga dy ushtarë shqiptarë, të cilët i përkasin Forcës Greke të Qipros. Burimet zyrtare u kanë konfirmuar mediave greke se zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm zbuluan se videoja që u publikua në mediat sociale është autentike dhe shumë shpejt ushtarët u identifikuan.

Mediat greke shtojnë se ka shumë mundësi që shqiptarët të jenë rezervë dhe jo anëtarë të përhershëm të ushtrisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Charalambos Lalousis, urdhëroi menjëherë hetimet.

https://www.youtube.com/watch?v=UpqgXIzJuNg&feature=emb_title

Nga të dhënat e para mësohet se videoja nuk kishte qëllime nacionaliste dhe ishte një shaka rinore, po për shkak se është xhiruar në kampin e Forcës Greke të Qipros, ka marrë dimensione serioze, për shkak të çeshtjes kombëtare të Greqisë.

Të rinjtë pritet të kërkojnë falje për këtë veprim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos